Alarmi nga zjarret, eksperti Softa: Shqipëria është e papërgatitur, dëmet kapin 78 milionë euro
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se këtë vit janë djegur mbi 12,600 hektarë, me një vlerë dëmi prej rreth 78 milionë euro, duke e cilësuar situatën si dyfish më të rëndë se në vitin 2024.
“Po të analizojmë gjendjen e deri tanishme të këtij viti, përkon me një dëm të caktuar me një dëm të shkaktuar në një sipërfaqe mbi 12 mijë e 600 hektarë me një vlerë rreth 78 milionë euro, dëm i përllogaritur të paktën deri në muajin e fundit të korrikut dhe është dyfishi i sipërfaqes së dëmtuar në raport me 2024.
Këtu kemi 3 elementë, dëmtimin e natyrës, dëmtimin e ekonomisë dhe sigurinë kombëtare. Të gjitha këto sakrifica duhet të ishin paraprirë sepse nuk është viti i parë dhe ne jemi të papërgatitur, por ne kemi disa vite që Shqipëria sa vjen e përkeqësohet për situatën e zjarreve, qoftë për shkaqe natyrale, qoftë dhe për shkaqe të zjarrëvënies të qëllimshme, kjo përbën një krim të rëndë.
Unë jam i parimit që është më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Ne vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme, që ne vazhdojmë të merremi me pasojat. Pra, zjarri ka rënë. Fajin e kanë zjarrëvënsit dhe çfarë duhet të bëjmë në maksimum për tu përleshur me flakët dhe zjarrin”, u shpreh Softa.
KOHA JONË SONDAZH

