Romë, Alba Kepi: Nuk është një dosje përgjimesh nga Italia, por një MEGA operacion
Nga Alba Kepi
Nuk është telefoni i babales që shqyhet nga politika për interesa private, por është puna në terren e mbi 300 forcave policore për të cilët shteti italian ka investuar në shkollim, përgatitje e punësim në luftën kundër mafias.
Nuk është ditari i Nikut që mbyllet kur e vendos Miku, por një hetim i nisur prej 4 vitësh e që po vazhdon.
Nuk është shumëfletëshi kalendarik që shfaq figura femrash e burrash për interpretime të lira, por një dokumentim analitik e kronologjik i fakteve e provave, që vihen në dispozicion të policisë gjyqësore e nën përgjegjësinë profesionale të hetuesve më të mirë.
Nuk është derri i egër që mbërrin enkas nga Kalabria, por fabrika e mishit, djathit, këpucëve, pantallonave etj që konfeksionon rrotën e sallamit.
Nuk është metri katror më i shtrenjtë se në qendrën historike të Romës, por janë gratacelat përqindprodhuese që i shpojnë shpirtin qiellit të Tironës.
Nuk është rastësia e mafiozit të vetëm, (nuk ka mafiozë të vetëm), por klani, familja, territori, sektori që i shërben “rastësisë shumëfatëshe” të tij.
Nuk është fushata e 2021, (sa me autoprotagonizëm e vishni veten) por fitorja e paralajmëruar e 2017 siç thonë “miqtë e juaj” në përgjime.
Nuk janë “të fortët” që po shtojnë bandën, por 50 masa ndalimi, ndër 87 persona të hetuar, mes të cilëve, politikanë, financierë, karabinierë, klerikë, sipërmarrës e mafiozë.
Nuk është dashakeqësia për të prishur imazhin, por shans i te gjithëve për të folur ose heshtur.
Sa për faktet e provat, e vërteta be continued…
Të ngjashme