Alban Daci: Hipokrizia e Ramës përballë realitetit

Nga: Alban Daci

Ndoqa fjalën e Ramës dhe sigurisht për nga fjalët letrare, metaforat dhe po ashtu për nga analiza politike do e kishte zili ndoshta edhe Kennedy apo edhe liderët e tjerë të mëdhenj.

Dukej sikur ishte një fjalim i mbushur me pentince nga Rama dhe në të njëjtën kohë kërkonte edhe dy mandate të tjera në fakt pa ndryshuar asgjë. Pra, me shumë se pendesë mu duk një rrëfim për të çliruar vetveten nga koshienca e fajësisë.

Nëse dikush do të rinovoj një parti politike apo nëse dëshiron të sheroj politikën nga sëmundjet e trashëguar, mjafton të ketë dëgjuar e të këtë mbajtur shënime nga fjalimi i Ramës, por me një dallim të madh se Rama mbetet një teoricient i mirë dhe një ngelës praktikant.

Fjalimi i Ramës i bukur per tu dëgjuar dhe i domosdoshëm për të reflektuar çdo kryetar partie u mbyllë me hipokrizi, sepse emërimet e tij nuk erdhën nga shoqëria civile, as për shkak të meriokracisë për më tepër disa prej tyre nuk janë as shëmbëlltyrë e meriokracisë në ushtrimin e aktivitetit politik apo të Pushtetit.

Madje, kemi nga ata që bëhen ministra për herë të parë që më aktivitetin dhe angazhimin e tyre politik e publik kanë punësuar gjithë fisin e tyre. Kjo është deshmuar qartë me emër e mbiemra në disa media. Fjalimi i Ramës do të ishte perfekt sikur të bëhej në realitetin e parajsës e jo në atë të PS dhe Shqipërisë. Rama, me këtë qeveri ka forcuar maksimalisht pushtetin e tij duke forcuar më shumë kështjellën e tij.

Kjo qeveri ka vetëm një qëllim: mbajtjen e pushtetit dhe ruajtjen e tij me çdo kusht! Për suksese qeverisje as nuk mund të flasim as nuk mund t’i pretendojmë!

SHKARKO APP