Albana Vokshi i bashkohet protestës së gazetarëve: Pa media të lirë nuk ka demokraci

Pas rasteve të njëpasnjëshme të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, këta të fundit kanë vendosur që të ngrihen në protestë, të dielën në orën 16:00-17:00, pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë lidhur me këtë ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka dalë në mbështetje të gazetarëve, ku u bën thirrje të gjithëve t’i bashkohen protestës së gazetarëve. Vokshi thotë se pa media të lirë nuk ka demokraci.

Postimi i ish-deputetes Albana Vokshi

PROTESTO KUNDËR DHUNËS NDAJ GAZETARËVE!!

Swiss Digital Desktop Reklama

PA MEDIA TË LIRË NUK KA DEMOKRACI!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Bodyguard-ët e Kryeprokurores dhunojnë gazetarin në detyre te Klan Plus, Renaldo Salianji.

Cdo ditë gazetarët po ndeshen me dhunën e shtetit, dhunën policore, shantazhet me padi nga Rama, dhunën dhe kërcenimet ne jetë nga Kryebashkiakët e Edi Ramës.

Nuk arrijnë dot “të vënë me shpatulla pas muri” krimin, por dhunojnë gazetaret.

Drejtesinë e kapur, po e lëshojnë nervat cdo ditë dhe nuk i durojnë dot gazetarët e terrenit që bëjnë vetëm punën e tyre.

Qeveria, deputetët dhe institucionet e inkriminuara i duan të gjithë pushtetet në shërbim të tyre.

#ProtestoPërMediaTëLirë
#ProtestoKundërDhunësNdajGazetarëve
#ShqipëriaSiEuropa

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?