FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albin Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për radio Monocole deklaroi se do të ishte i gatshëm të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë në të ardhmen nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Kurti theksoi se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati dhe se në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.

“Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë. Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?