Albin Kurti në Gjirokastër: Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim dhe drejtësi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Alib Kurti ndodhej në Gjirokastër ditën e sotme, nga ku u shpreh se Shqipëria ka nevojë për zhvillimin që sjell punësim dhe për drejtësi që nuk krijon korrupsion.

”Sot jemi këtu në Gjirokastër, në kalanë e Gjirokastër, te vendi ku një javë pasi u ngrit flamuri nga Ismail Qemali në Vlorë u ngrit edhe në Gjirokastër, së bashku me Kreshnik Mergjani, i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të cilin LVV e mbështet dhe puna e parë e të cilit ka qenë këtu në kalanë e Gjirokastrës”,-tha Kurti.

Albin Kurti në kuadër të fushatës elektorale që po kryen në Shqipëri, një ditë më parë është takuar me Ilir Metën, Lulzim Bashën e Sali Berishën. Ai konfirmoi se ka kryer një takim edhe me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju  takuat Presidentin dhe kreun e opozitës, ndërsa kryeministrin Rama jo, a tregon kjo një ftohje mes jush?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë i kam të tre dje, edhe kryeministrin Rama, edhe Presidentin edhe kryetarin Basha.

Duke qenë se janë tre deputetë a do i bashkoheni koalicionit opozitar apo do jeni të pavarur?

Jane tre kandidatë të pavarur të cilit ne i mbështesim, Kreshnik Mergjani në Gjirokastër, Bojken Abazi në Tiranë dhe Iliaz Shehu në Lezhë, këta janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të kuvendit të Shqipërisë që të angazhohen për përparimin e të gjithëve sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillimin që sjell punësim dhe për drejtësi që nuk krijon korrupsion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?