Albin Kurti shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpreh ngushëllimet e tij me një postim mbi Artur Zhejin, gazetarin dhe publicistin e njohur që u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Kurti vlerëson lart kontributin e Zhejit në fushën e gazetarisë, duke e konsideruar atë jo vetëm një reporter të përkushtuar dhe gazetar aktivist, por edhe një intelektual që thellohej në çështjet dhe subjektet që trajtonte.

Reagimi i plote i Albin Kurtit:

“Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.
Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon.
Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.
Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Artur Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!”

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?