Albin Kurti uron kombëtaren e Kosovës
Aktualitet Lajme E Enjte, 26 Mars 2026 23:00
Kryeministri Albin Kurti shkruan pas fitores së Kosovës, e cila mundi Sllovakinë 4 me 3, duke u kualifikuar për të shkuar në ndeshjen e fundit me Turqinë, e cila do luhet të martën në Prishtinë: “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”.


KOHA JONË SONDAZH