Albpetrol në Arbitrazh ndërkombëtar me Bankers për qindra milionë dollarë

 

 

Një gjykim i një rreziku të madh në qindra milionë dollarë do të çojë Albpetrol me Bankers , një kompani e huja. Kompania shtetërore e naftës Albpetrol ka përzgjedhur studion ligjore amerikane Curtis, Mallet-Prevost, Colt&Mosle LLP për ta përfaqësuar në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të nisur nga kompania Bankers Petroleum AlbaniaLtd. Konflikti mes Bankers dhe Albpetrol ka lindur në mesin e këtij viti, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime. Dhe duhet pranuar se shumë kompani shqiptare dhe të huaja rrisin në mënyrë fiktive shpenzimet që të mos paguajnë detyrime tatimore buxhetit të shtetit. Ndaj në rastin në fjalë duket një shifer e madhe, ndonëse mbetet një e madhe, porse duhet një gjykatë ndërkombëtare që vendos se kush ka të drejtë. Përballja me Bankers kërkon avokat të fortë e të përgatitur ndërkombëtar. Ndaj pala shqiptare ka gjetur studion me të profesionale në botë.

Kompania amerikane që do të përfaqësojë Albpetrol në Gjykatën e Arbitrazhit është themeluar në vitin 1830, në New York. Ajo është një nga studiot ligjore ndërkombëtare më të vjetra në SHBA.  Me 17 zyra në katër kontinente, Courtis është veçanërisht e specializuar në përfaqësimin e shteteve dhe shoqërive me kapital shtetëror si dhe është një nga studiot ligjore më të njohura në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar.

 

Bankers: Ndalojmë prodhimin e naftës nëse qeveria nuk zhbllokon llogaritë

Kompania e naftës “Bankers” ka vendosur të reduktojë deri në ndalim të aktivitetit të saj në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Sipas kësaj kompanie, shkak është pamundësia për të shlyer detyrimet ndaj të tretëve, pasi në njoftimin shpërndarë për mediat “Bankers”, sqaron se qeveria nuk ka zbatuar vendimin e Arbitrazhit për zhbllokimin e llogarive.

 

Ja njoftimi i plotë i “Bankers”

QEVERIA SHQIPTARE NUKA KA ZBATUAR ENDE MASËN E SIGURISË TË GJYKATËS SË ARBITRAZHIT

 Bankers Petroleum i detyruar të shqyrtojë  reduktimin deri në ndalimin e aktivitetit në fushën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës

CALGARY, 30 nëntor, 2015 – Qeveria e Shqipërisë ende nuk e ka zbatuar vendimin e lëshuar nga Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) për të ndaluar ekzekutimin e vlerësimit tatimor dhe për të hequr bllokimin e llogarive bankare shqiptare të Bankers. Gjykata e Arbitrazhit e lëshoi ​​masën e sigurisë më 21 nëntor, e cila nëse do të zbatohet, do të lejojë Bankers për të operuar si zakonisht ndërkohë që procesi  në Gjykatën e Arbitrazhit dhe ai i auditimit për kostot e rikuperueshme nga pala e tretë do të vijojnë. Tani, Bankers është i detyruar të konsiderojë një reduktim deri në ndalim të ​​operacioneve të saj në Shqipëri pasi bllokimi i llogarive bankare do të fillojë të kufizojë aftësinë e saj për të paguar kontraktorët të huaj dhe vendas, mallrat që importon dhe eksportin e naftës.

Javën e kaluar, kompania përfundoi pagesën e tatimit për rentën minerare për një anije eksporti nafte, duke liruar hapësirë në magazinimin në port.

Por ky eksport u kufizua në 85% të kapacitetit, si rezultat i fondeve të kufizuara për të paguar rentën minerare pasi vlera tejkalonte aftësitë paguese të shoqërisë. Me bllokimin e llogarive të saj bankare shqiptare, shoqëria nu ka aftësi financiare për të paguar taksat për eksport, çka mund të detyrojë shoqërinë që të reduktojë prodhimin nga fundi i kësaj jave, pasi magazinimi arrin kapacitetin maksimal.

Nëpërmjet disa komunikimeve me përfaqësues të ndryshëm të Qeverisë, kompania ka marrë garanci se qeveria ka ndërmend të zbatojë urdhrin. Përveç kësaj, Qeveria ka qenë e angazhuar në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve siç tregohet nga komunikimet e saj me Gjykatën e Arbitrazhit. Pritet që Qeveria të zbatojë urdhrin për të vazhduar më pas me pjesëmarrjen në procesin e Gjykatës së Arbitrazhit. Bankers shpreson se mund të arrihet një zgjidhje e kësaj situate para ndonjë reduktimi apo ndalimi  të mundshëm të operacioneve.

Bankers ka operuar në Shqipëri në 11 vitet e fundit, duke investuar mbi 1.4 miliardë dollarë në rizhvillimin dhe rehabilitimin mjedisor të fushës së naftës më të madhe të vendit. Gjatë kësaj kohe, kompania u rrit dhe u shndërrua në investitorin e huaj direkt më të madh në Shqipëri, takspaguesin më të madh të taksave, duke përfaqësuar 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit dhe me mbi 550 Milionë dollarë taksa të paguara në vend. Kompania është një nga punëdhënësit më të mëdhenj, duke punësuar mbi 1,500 persona direkt dhe indirekt. Bankers është krenar për kontributin e tijj në Shqipëri, duke sjellë teknologjinë më të fundit perëndimore në zhvillimin e fushës së naftës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të biznesit në vend. Bankers vazhdon të monitorojë ngushtësisht situatën dhe do të përditësojë tregun me zhvillimet e reja.

SHKARKO APP