ALBtelecom reagon fort për emrin Telekom Albania

 

Kështu, në një deklaratë të bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Erkan Tabak, theksohet se kompania që ai drejton është gati të ndërmarrë procedurat ligjore, ndonëse e thotë si mes rrjeshtave në një mënyrë diplomatike. Ndërsa shpreson që kompania Telekom Albania të bëjë vetë ndryshimet përkatëse të emrit, pa qenë nevoja të nisin procedurat e tilla.  “ALBtelecom është gati për të përdorur të gjitha të drejtat ligjore lidhur me këtë çështje, gjithsesi ka besim të plotë se ndryshimet përkatëse do të ndodhin dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për veprime ligjore”, tha dje Erkan Tabak.

Ndërsa Telekom Albania shprehet se “…Me sa duket, subjekti ne fjale po perpiqet te krijoje nje avantazh komercial nepermjet krijimit te nje lidhje te mundshme me emrin tone…”.

Pra duket se nuk tërhiqet dhe përplasja do të jetë spektakolare në gjykatë.

Deklaratë nga ALBtelecom

ALBtelecom, i njohur nga Qytetarët Shqiptarë edhe si Albanian Telecom, duke zotëruar edhe emërtesën zyrtare Telekomi Shqiptar përpara privatizimit, është një kompani po aq e vjetër sa Shteti Shqiptar me rrënjë që zgjaten 104 vjet më parë. Ky institucion, në të cilin Shteti Shqiptar edhe sot zotëron 20 përqind të aksioneve, është kthyer në një identet të konceptit të Telekomunikacioneve dhe Teknologjisë në Shqipëri.

Përdorimi i emrit Albanian Telecom nga kompani të tjera sëbashku me të gjitha versionet e mundshme të tij dhe i cilitdo emër që në mënyrë direkte sjell në vëmendje emrin Albanian Telecom dhe përkthimet e tij, është tërësisht i ndaluar bazuar në ligjet tregtare shqiptare në fuqi, dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Albanian Telekom/Telekomi Shqiptar nuk është vetëm një emër kompanie, por gjithashtu edhe një pronë historike e Shtetit Shqiptar. Fakti që regjistrimi i emrit Telekom Albania, që ngjan identikisht me Albanian Telecom thjesht me një radhitje tjetër të fjalëve, është jo vetëm kundër ligjeve tregtare në fuqi, por edhe kundër kodeve të QKR-së dhe praktikave të Autoritetit të Konkurrencës.

Për arsyet më sipër, është shumë surprizuese për ALBtelecom që të shohë përdorimin zyrtar dhe lançimin e emrit të kësaj kompanie nga një kompani tjetër. Gjithësesi, pavarësisht së më lart, ne ende besojmë se ky nuk është veprim i paramenduar, por një pikë pakujdesie brenda institucionit.ALBtelecom është gati për të përdorur të gjitha të drejtat ligjore lidhur me këtë çështje, gjithësesi ka besim të plotë se ndryshimet përkatëse do të ndodhin dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për veprime ligjore.

Erkan Tabak

Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom

 

Ja dhe reagimi i Telekom Albania

"Telekom Albania ka ndjekur me perpikmeri te gjitha kerkesat ligjore, rregullatore dhe tregtare  dhe emri i kompanise tone eshte zyrtarisht i regjistruar prane QKR. Per Telekom Albania eshte I pavend reagimi i ndonje subjekti tjeter qe pretendon zoterimin e fjaleve "Telekom" dhe "Albania". Me sa duket, subjekti ne fjale po perpiqet te krijoje nje avantazh komercial nepermjet krijimit te nje lidhje te mundshme me emrin tone. Ne jemi krenare per logon tone te re "T", per ngjyren tone te re magenta dhe vlerat e padiskutueshme qe i lidhin ato me brandin "Telekom" ne Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara. Mbi te gjitha, Telekom Albania eshte mese i angazhuar te kenaqe kerkesat e abonenteve me cilesine dhe te rejat me te fundit te teknologjise, nepermjet te cilave ky brand eshte i njohur ne te gjithe boten".

 

 

SHKARKO APP