Aldi Fusha: Edhe 3 ditë nga dita e madhe e referendumit popullor. Unë dhe familja e madhe e LSI jemi gati

Ndërsa na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kandidati i LSI në qarkun e Tiranës, Aldi Fusha, thotë se ndryshimi i madh po vjen.

Në një postim në Facebook, Fusha falënderon të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tij që e kanë mbështetur në këtë fushatë, ndërsa shton se familja e madhe e LSI është gati për të pritur fitoren e madhe.

Postimi i plotë i Aldi Fushës në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe 3 ditë nga dita e madhe e referendumit popullor! 📍

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto orë të fundit të mezipritjes së ditës së zgjedhjeve, e cila duhet dhe do të jetë një festë e demokracisë, dua të ndalem një moment për t’ju falënderuar të gjithëve. 🤝

👉Të falënderoj ty që më ndjek në rrjetet sociale, ty që më shkruan dhe shkëmbejmë mendime të vyera.

👉Falenderoj çdo shok, mik e dashamirës që më ka hapur dyert e shtëpisë dhe të zemrës në këto ditë të vrullit të fushatës.

👉Falenderoj gjithë bashkëpunëtorët, çdo anëtar të shtabit dhe secilin prej banorëve të Farkës,Baldushkut,Bërzhites,Petrelës,Krrabës dhe gjithë Tiranës që më ka pritur krahëhapur.

E fundit, por jo nga rëndësia, falenderoj familjen time, burim force për mua, e cila më mbrojti me integritetin e domosdoshëm në jetë dhe më mësoi parimin që vjen nga lashtësia “bëj mirë!” 🙏

Jam përpjekur të bëj dhe do të bëj gjithmonë mirë, kurdo e kudo që të jem.

Ndryshimi i madh po afron. 🇦🇱
Unë dhe gjithë familja e madhe e LSI jemi gati!

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?