Aldo Bare depoziton kërkesën në Kushtetuese: Më hiqni burgun përjetë

Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare ish kreu i bandës së Lushnjes dhe trazirave në vitin 1997 ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese ku ka kërkuar prishjen e dënimit me burg përjetë dhe shpalljen antikushtetues të 4 vendimeve të drejtësisë shqiptare nga 2011 deri në 2015 që e lënë atë pas hekurave.

Mbi bazë dokumentash ai ka aplikuar në Kushtetuese aty ku pritet që më 31 Janar 2017 avokati i tij të paraqes pretendimet se përse duket rigjykuar Bare dhe duhen prishur vendimet e dhëna ndaj tij.

Fillimisht bare është dënuar në 2011 me burgim të përjetshëm, por ky dënimin është ankimuar dhe pasi është rikthyer për gjykim me një tjetër kolegj penal përfundimisht është lënë në fuqi burgu përjetë, shkruan Shqiptarja.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas prokurorisë Aldo Bare ka kryer një sërë vrasjes e vepra penale për të cilat ai duhet të qëndrojë në qeli përjetë, por do të jetë kushtetuesja ajo që do vendos se nëse është kryer apo jo me shkelje ligjore dënimi i Alfred Shkurtit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?