Aleanca KuqeZi: Arrestoni drejtorin e RTSH-së

 

Miqësorja me Marokun, nuk është parë miqësisht nga Aleanca Kuqezi. Shkak për këtë është bërë mos transmetimi i ndeshjes në Televizonin Publik Shqiptar.

Kreu Spahiu, ka shpërthyer sot një ditë pas ndeshjes, duke akuzuar drejtorin e TVSH-së se po favorizon kanale private. Sic tij pas skandalit me Europianin, shqiptarët duhet të durojnë edhe këtë tjetrin, pasi sipas Spahiut, TVSH-ja favorizon kanalet private me pagesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“10 milion shqiptarë nuk mundën të shikojnë ndeshjen Shqipëri- Marok. TV publik favorizon kanalet private me pagesë. Kombëtarja shqiptare duhet transmetuar nga TVSH. Pas europianit TVSH vazhdon skandalet me Kombëtaren.  Populli paguan taksa për TVSH. Prokuroria të hetojë korrupsionin e kontratave televizive”, ka theksuar kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?