Aleanca Meta-Berisha, Erisa Xhixho tregon pse është historike

Këtë të enjte, kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, firmosën marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ndaj edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e vlerësoi këtë marrëveshje si historike për vendin.

“Kjo është një marrëveshje historike për kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria. Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve lokale në vitin 2019, kemi një pushtet totalisht të kapur nga Rilindja.

Kjo do të thotë se momenti në të cilin ndodhemi është një moment që në zgjedhjet e ardhshme të rikthehet opozita, në mënyrë që këshillat bashkiakë të kthehen në parlamente për qytetarët. Interesi më i madh përballë këtij regjimi është bashkimi i të gjitha forcave opozitare”.

SHKARKO APP