Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depoziton prova të reja kundër zyrtarëve

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi sot prova mbështetëse për kallëzimin e bërë në nëntor 2020 kundër Edi Ramës, Erion Veliajt, Arbjan Maznikut, Milva Ikonomit, Arben Ahmetajt dhe gjithë Komisionit të Ekonomisë. Kallëzimi lidhej me miratimin e huasë 36 mln euro nga buxheti me qëllim ndërtimin e teatrit të ri. Artistët kallëzuan zyrtarët për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës”. Mes provave të depozituara ishte dhe procesverbali i mbledhjes së Komisionit dhe tabelat e buxhetit.

SHKARKO APP