Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit grumbullon firmat e beratasve për peticionin e ndërtimit të TK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit grumbullon firmat e beratasve për peticionin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, siç ishte dhe aty ku ishte. Qindra qytetarë beratas firmosin peticionin e Aleancës.

“Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse e bëjmë për shpirtin e kombit, për historinë dhe kulturën tonë”, tha regjisori Edmond Budina.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Beratit për të grumbulluar firmat e qytetarëve për peticionin ku kërkohet ndërtimi i Teatrit Kombëtar, siç ishte dhe aty ku ishte.

Takimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është bërë përpara ambjenteve të Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat, ku qindra qytetarë beratas i janë bashkuar kësaj nisme. Kanë qënë të shumtë qytetarët beratas dhe përfaqësuesit e opozitës lokale ata që firmosën edhe peticionin e kërkuar nga aleanca.

Nën thirrjet “Rama Ik” ka filluar fjalimin e tij Edmond Budina,i cili ka deklaruar se,ai së bashku me aktorët e tjerë janë një grup qëndrestarësh nga sulmi i paskrupullt që një qeveri si kjo i ka bërë kulturës botërore. “ Ne teatrin do ta vëmë aty ku ishte dhe siç ishte. Në atë teatër u mblodhën të gjitha hallet e popullit,që nga varfëria,shkelja e kushtetutës,rënia e sistemit të drejtësisë etj.

Në 17 Maj Ramës ju deshën 1500 policë për të mposhtur shpirtin e 50 artistëve, erdhën forcat Renea dhe na vunë automatikun në kokë e më pas filluan shembjen e teatrit kur ne ishim akoma brenda. Ne kemi ardhur këtu që t’ju zgjojmë,në mënyrë që kultura të jetë ajo që të vërë gurin e shpresës dhe më në fund populli të kërkojë të drejtat e tij.

Në atë teatër ne artistët kemi bvërë 80 shfaqje falas dhe për prishjen e tij kemi bërë kallzime pa fund,ndërkohë që kemi sensibilizuar edhe mbarë komunitetin europian”-,ka thënë Edmon Budina,i cili e ka mbyllur fjalën e tij me thirrjen: “Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse e bëjmë për shpirtin e kombit,për historinë dhe kulturën tonë”.

Aktorja Juli Emiri,në fjalën e saj ka akuzuar qeverinë,duke e etiketuar si një qeveri antikuturë pasi-sipas saj-vetëm një qeveri e tillë mund të shëmb një teatër. Emiri ka deklaruar se,e gjithë kjo luftë po bëhet për të mbyllur gojën e njerëzve sepse në teatër janë thënë vetëm të vërtetat.

SHKARKO APP