Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sjell në Tiranë grupin e xhirimit italian: Teatri nuk do të shëmbet!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon qëndresën e saj në mbrojtje të godinës historike të Teatrit Kombëtar duke zhvilluar aktivitete të shumta gjatë kësaj kohe, edhe pse me vështirësi, për shkak “të vendosmërisë” së Qeverisë “Rama” që kërkon prej më shumë se 1 viti shembjen e tij.

E në këtë kuadër aktivitetesh, Aleanca ka sjellë në Tiranë grupin e xhirimit italian.

“Një mbështetje për kauzën e Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar mbërrin nga Italia:

Grupi i xhirimit te serisë televizive “Motra për zgjedhje” me regji të Manuela Metri Drejtor fotografie Blasco Giurato, ( drejtor fotografie i “Nuovo cinema paradiso” i Giuseppe Tornatore. Cmim Oscar) Interpretojnë: Marisa Laurito, Fioretta Mari, Fiordaliso, Edmond Budina,Franco Neri, Andrea Coppola etj.

Teatri nuk do të shëmbet!”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

SHKARKO APP