Aleancë me Berishën? Meta thotë se do të jetë një zë i fortë opozitar
Presidenti Ilir Meta thotë se ndër arsyet përse ai do të kthehet në politikë pas 24 korrikut kur edhe i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit, është rikthimi i demokracisë dhe i llogaridhënies.
Meta tha se do të jetë një zë i fortë opozitar, por preferoi që të mos jepte më shumë detaje. Për Berishën, Meta nuk dha asnjë koment, veçse përsëriti edhe njëherë se ishte si vera.
“Aleancë me doktorin? Kam thënë është si vera? Pse nuk është si vera ai? Si vera është! Kemi një krizë ende të opozitës, sepse është e qartë që një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk po ushtrojnë mandatin e opozitarizmit që i kanë besuar qytetarët shqiptarë. Kjo për arsye se një pjesë vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë, një pjesë janë indiferentë, por sidoqoftë kemi një opozitë në Parlament. Vendi ka nevojë për opozitarizëm”,-tha Meta në “Open”.