Aleatët e PD jashtë garës së 6 marsit

Nga: Redjon Shtylla

Ndonëse zgjedhjet e pjesshme janë për 6 bashki, forcat politike në vend e kanë kthyer në një betejë të fortë. Në garën e 6 marsit, kërkojnë që të jenë 11 parti. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se krahas PS-së, PD-së, LSI-së, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.

Do të jetë në dorën e KQZ-së, nëse do të miratojë ose jo, pjesëmarrjen e Lëvizjes së Re, Frymës së Re Demokratike, Partisë Kristian Demokrate, Partisë së Reformave Demokratike të Shqipërisë, Bashkimit Demokrat, Lëvizjes së Legalitetit dhe Ballit Kombëtar, si parti apo si pjesë e ndonjë koalicioni në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që bie në sy është që aleatët tradicionalë të PD-së, si Agron Duka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule kanë qëndruar jashtë garës, duke mos u regjistruar në zgjedhje, ku të hënën ishte afati i fundit. Por këta ende nuk kanë mbajtur një qëndrim, dhe mesa duket kanë në dorë vetëm mandatin e tyre si deputetë dhe PD-ja e Lulzim Bashës, do të shkojë e vetme në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi, nuk marrin anë në përplasjen e radhës mes Bashës dhe Berishës. Ata janë shprehur se fillimisht do të vlerësojnë kandidaturat e PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe më pas do të drejtojnë elektoratin e tyre. Deri më tani socialistët dhe “Shtëpia e Lirisë” i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre, kurse PD-ja ende.

Por çfarë tregon kjo? Sigurisht që forca e tyre në elektorat nuk është aq e madhe, por më së shumti është përplasja Berisha-Basha që i step. Po ashtu ajo që bie në sy është që socialistët janë në garë jo me emra të fortë. Ata mesa duket po trajtojnë si një garë stërvitore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?