Aleksandër Meksi: Takimi im i fundit me Sali Berishën

 

Ish-­kryeministri i qeverisë së parë demokratike, Aleksandër Meksi rrëfen për kohën kur ai ka qenë kryeministër dhe faktin e një përplasjeje që ka pasur me presidentin e kohës, Sali Berisha dhe kryetarin e atëhershëm të PD-­së, Eduard Selami për shkak të një propozimi që kreu i partisë të të jetë edhe kryeministër.

“Di të parën që në datën 12 dhjetor kur është themeluar Partia Demokratike ka qenë një propozim të cilin ai ka thënë që unë s'e kam thënë për vete por e kam thënë për unifikim dhe unë jam përgjigjur se është e vërtetë që në shumë vende lideri i partisë është dhe kryeministër, por lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri është Sali Berisha, nuk besoj se kam thënë ndonjë herezi”, thekson Meksi.

Meksi tregon edhe për përplasjet që ka pasur me një nga themeluesit e Partisë Demokratike, “Pishtari i Demokracisë”, Azem Hajdari.

Teksa në intervistën për Çim Pekën, ish­-kryeministri pranon edhe deformimin e votës në vitin 1996, si edhe dhunën shtetërore.

“Në Shqipëri u shkelën të drejtat e votës në 1996 dhe ajo ishte fondamentale. Gjithçka rrodhi prej saj, duam apo s’duam ne ta pranojmë. Dhe ushtrimi i dhunës pa lejen e qeverisë, pa urdhrin e qeverisë është një problem që e kam shkruar në librin tim dhe sigurisht ajo palë vazhdon edhe sot e kësaj dite duke përdorur mediat elektronike për të dalë për të sharë çdo herë, por bota e tillë është”.

Meksi thotë sakaq se takimi i fundit me Sali Berishën daton që në përvjetorin e partisë në '98­-n, në prezantimin e albumit të takimit të dhjetorit. 

SHKARKO APP