“Aleksandër Moisiu”, Nikolla: Universiteti është një model suksesi

Gjatë inaugurimit të ndërtesës së re në kampusin e Universitetit “Aleksander Moisiu” në Durrës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, u shpreh se ky universitet ka qenë model suksesi dhe për këtë arsye tashmë në gjithë vendin janë hapur 70 programe studimi dy vjeçare në total.

Nota më e ulët mesatare e studentëve që ndjekin studimet në programet dyvjeçare është nota 6, ndërkohë që 68 përqind e studentëve në total ndjekin universitetet publike.

Në universitetin e Durrësit studentët kanë mundësi të ndjekin studimet në degët navigacion, TIK, teknologji automobilash, ndërtim, elektrike dhe hidroteknik. Aktualisht në këto degë në vitin e parë nuk ka asnjë kuotë të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?