Alfred Lela: ”Atëvrasjet” politike janë të gjata
Analisti Alfred Lela, thotë se konflikti në PD mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ishte një konflikt i paparashikueshëm. ”Kuvendi i korrikut, ishte i gjithi në shenjën e paqes, Berisha dhe Basha ishin të buzëqeshur, në dukje të dakordësuar dhe në kontroll të gjithë koreve brenda Partisë Demokratike, që pas pak muajve u treguan se shkonin përkundër njëritjetrit, dhe do vazhdojnë të jenë”, thotë analisti, i ftuar në A2 CNN.
Ai nuk beson se zgjidhja është e afërt. “Nuk besoj se gjithçka do të zgjidhet më 5 janar, ashtu si nuk mendoja se do të zgjidhej më 11 ose më 18 dhjetor, apo në stacione të tjera politike që janë aq afër me njëra-tjetrën që e bëjnë të pamundur zgjidhjen”. Po ashtu ai thotë se për të ”vrasjet politike”, nuk ndodhin si ato të kronikës, pasi janë të gjata dhe shtrihen në kohë.
”Nëse konflikti bëhet fizik, për të cilin unë nuk shoh premisat për shumë arsyeje, konflikti do të zgjas edhe pas verdiktit të gjykatave për statutet. Asnjëra prej palëve nuk do të lëshojë pe, njëra hamendëson anëtarësi të shumta, tjetra thotë se kam vulën, strukturën, bravat e kështu me radhë”.