Alfred Shehu: Ne si kompani sigurimi nuk e dimë vlerën e parave që transportojmë

Një nga ngjarjet më të diskutuara ditët e fundit, ishte ajo e grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash, në aeroportin e Rinasit. Për të diskutuar rreth këtij fenomeni, ishte i ftuar dje në ‘Argument’ edhe Alfred Shehu nga kompania Anakonda Security.  Lidhur me këtë cështje ai shprehet se :

Kompanitë tona kanë investuar për të marrë mjete të blinduara, është shtuar kontrolli i mjeteve nga ne dhe policia e shtetit, ku për cdo lëvizje drejt aeroportit sinjalizojmë policinë. Problemi është në rrugët e fshatit të cilat janë totalisht të pakontrolluara. Ne nuk e dimë sesa para transportojmë, dhe madje për cdo transfertë parash për aksin nga Kashari në Rinas policia shton forcat e sigurisë, ndaj grabitësit e dinë që nuk mund të sulmojnë gjatë kohës që paratë janë rrugës për tu transportuar, pasi siguria është tepër e lartë. I vetmi opsion i tyre, është aeroporti, ku siguria lë tepër për të dëshiruar.

Moralisht kjo situatë na rëndon të gjithëve, por kriminalitet ka në gjithë botën edhe në vende me më shumë zhvillim sa i përket sigurisë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?