”Alibasha jo në podium”, deputetët Xhaferaj dhe Çollaku kundër Berishës: Nuk dalim në protestë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se janë të ftuar të gjithë deputetët që të flisnin në podium përveç Alibashës, duke ju refruar Enkelejd Alibeajt, dhe situata ka ndryshuar sërish dhe kampet janë ripozicionuar.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj deklaroi në një studio televizive se ai si gjithë deputetët e tjerë të opozitës dhe qytetarët shqiptarë do të dalë në protestë kundër skandaleve qeveritare. Por pas deklaratës së Berishës, Xhaferaj dhe disa deputetë të tjerë janë tërhequr.

“Përshëndetje: Unë kisha deklaruar, nisur nga skandalet e qeverisë, që do marr pjesë në protestë. Por sot pashë zotin Berisha që vuri kushte duke kërkuar që kreu i grupit parlamentar z. Alibeaj nuk pranohet në protestë. Z.Berisha nuk mund të na diktojë qendrimet dhe nuk mund të bashkëpunojë duke na vendosur kushte. Duke përjashtuar kreun e grupit synohet të shkrihet ekzistenca jonë dhe parimet që jemi ndarë deri më tani. Unë nuk do marr pjesë në protestë”, ka shkruar Xhaferaj në grupin e whatsapp me të cilën komunikojnë disa nga deputetët e PD.

Edhe deputeti Kreshnik Çollaku, sipas të cilit përjashtimi me emra të përveçëm që bëri Berisha është provokim për të gjithë. “Bashkohem me qendrimin e Ferdinantit. Përjashtimi i deputeteve me emra të përveçëm nga pjesmarrja është provokim për të gjithë ne”, ka shkruar Çollaku.

SHKARKO APP