Alibeaj akuza për koalicionin, Meta: S’ka faj, pasi nuk kandidatë të tij që të merret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas tryezës me qytetarët në Korçë ka komentuar takimet e Enkelejd Alibeaj, ku tha se ka një arsye pse retorika e tij është përqendruar në sulmet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Nuk i vëmë faj askujt atyre që nuk kanë kandidatët përse merren me Metën dhe Berishën. Qytetarët shqiptarë më 14 maj do të votojnë. Këtu është një kullë që ka kushtuar gati 6 mln euro dhe që ka goditur rëndë identitetin e këtij qytetit dhe kjo është bërë vetëm për kapriço dhe korrupsion.

Pra në 14 Maj votohet për t’u ndarë nga korrupsioni monizmi i Edi Ramës në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë. Është angazhim i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë që të luftojë korrupsionin. Çdo gjë do të jetë transparente.

Për çdo investim do të merret çdo vendim duke dëgjuar qytetarët. E vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës është bashkia e Shkodrës dhe kjo sepse drejtohet nga opozita. Bashkitë e tjera janë me zero transparencë”, tha ai.

SHKARKO APP