Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim në SPAK

Një foto e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit ka sjellë reagimin e opozitës. Enkelejd Alibeaj thotë se institucioni më i lartë në vend po përdoret për fushatë në favor të Partisë Socialiste.

Vetë institucioni në një reagim në mediat sociale mohoi të jetë përfshirë në fushatë dhe shton se është përfaqësues i vullnetit të popullit dhe i të gjitha forcave politike. Alibeaj shprehet se denoncimi i tij është dorëzuar tashmë në platformën elektronike të KQZ, por shton se ende nuk ka një reagim nga ky institucion.

“Ende nuk kam një përgjigje, po pres. Në fakt pres edhe diçka tjetër, që jo vetëm unë si deputet apo dikush tjetër që e kam konsultuar faqen e Kuvendit, por edhe grupi i monitorimit të KQZ i ngritur disa ditë më parë për të monitoruar rrjetet sociale të kandidatëve dhe institucione ta kenë identifikuar këtë ngjarje të rëndë”.

Denoncimin Alibeaj e depozitoi edhe në platformën elektronike të ngritur nga SPAK, por shton se do të bëjë edhe kallëzimin përkatës. Ai kërkon prej Strukturës së Posaçme që të hetojë jo vetëm këtë rast, por çdo krim elektoral.

Se kush fshihet pas këtij postimi me natyrë elektorale, Alibeaj deklaron se nuk është në dijeni, por sipas tij më shumë rëndësi ka fakti se autori. “Është e tepërt të komentoj se kush e ka bërë. Faqja zyrtare është e insitucionit. A është Elisa Spiropali, a është një drejtor, a është një IT? Kjo pak rëndësi ka”.

SHKARKO APP