Alibeaj përjashton nga grupi i PD-së 4 deputetë, Shehi: Qëllim kontrolli i oborrit opozitar
Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj sipas vendimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi tha se qëllimi i Enkelejd Alibeajt me përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së, nuk është fitimi i zgjedhjeve lokale, por kontrolli i oborrit opozitar. Për të nëse nuk arrihet një marrëveshje për bashkim të PD, atëherë duhet të shihet mundësia e ndarjes në fraksione dhe në zgjedhje të përcaktohet se cila palë ka shumicën.
”Alibeaj duhet ta bëjë të qartë sot shqiptarëve që nuk hyj me Foltoren në zgjedhje dhe të prezantojë tezat politike. Janë zënë me njëri tjetrin se je i rusëve apo amerikanëve, por jo për ide dhe për propozime se çdo bëhet. Do e ftoja të merrej me politikë reale. Alibeaj përfaqëson një pjesë të opozitës, të tjerët pjesën tjetër që realisht është më e madhe. PD ka një vit që është në situatë bolshevizmi cila është shumicë.
Brenda PD-së duhet të ketë njerëz që mendojnë ndryshe por duhej gjetur një formulë për tu bashkuar. Më mirë të shpallin fraksion e në zgjedhje të tregohet kush ka mbështetjen më të madhe. Nëse në zgjedhje hyjnë të ndarë i lind e drejta edhe të tjerëve brenda PD që të dalin 3 apo 4. E mira për të goditur Ramën është të hyjnë bashkë”,-tha në ”News 24”.