Alizoti flet për ndikimin e LaCivita në fushatën e PD: Lajmi bombë vjen në javën e fundit

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti flet mbi atmosferën e fushatës elektorale dhe ndikimin e strategut amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën fituese të presidentit të SHBA, Donald Trump. Ai shprehu optimizëm të madh për javët e mbetura, duke theksuar se surprizat më të mëdha priten në fund.

“LaCivita mendoj se do ketë surpriza pozitive për forcën tonë. Javët e fundit janë decizive. Lajmi bombë duhet të vijë në javën e fundit për të prodhuar më shumë perceptim te njerëzit”,- tha ai.

Duke përshkruar atmosferën në terren, Alizoti theksoi se fryma e re që po ndjehet është natyrale. “Në fillim isha skeptik, por tani shoh një ngritje të habitshme. Mitingjet janë të mbushura me njerëz të cilët nuk paguhen, janë aty nga vullneti i tyre,” shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Alizotit, Partia Demokratike ka rigjetur energjinë dhe vitalitetin që i duhet për të përballuar pushtetin aktual. “PD është e vetmja mundësi që të ndryshojmë këtë qeveri,” përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?