Alizoti: Kryeministri Rama, analfabet në politikën e jashtme

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Tomor Alizoti thotë se diplomacia shqiptare ka dështuar sa i takon çështjes së Kosovës. Duke iu referuar gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai tha se shqiptarët nuk kanë një strategji të unifikuar përballë Serbisë duke thënë se kjo e fundit ka fituar diplomatikisht.

“Diplomacia shqiptare është në një nivel shumë të padëshiruar dhe nuk ka një strategji të unifikuar. Serbët po arrijnë sukses vetëm me shqiptarët, me sllovenët dështoi totalisht me Kroacinë nuk i eci dhe me Bosnje Hercegovinën që është një shtet multietnik po ashtu, Kosova që është shteti me etninë më të madhe shqiptare, serbët nga një spastues arrijnë që sot janë në përparësi diplomatike para shqiptarëve”, tha ai.

Teksa përgjegjës bëri kryeministrin Edi Rama, për këtë të fundit thotë se është një person pa njohuri në politikën e jashtme. Për akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj liderit të opozitës, tha se kjo është gjëja më qesharake.

“Liderët shqiptarë e përdorin politikën e jashtme për interesa të tyre. Serbët janë një shtet shumë i fortë nacional, paria jonë hyn në lojë për interesa personale”, tha ai.

SHKARKO APP