Alket Hyseni: Marrëveshja e 5 qershorit jashtë dëshirës sonë. Iniciativa kushtetuese në përputhje me çdo parim të Kushtetutës

Deputeti socialist, relator i ndryshimeve kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave Alket Hyseni ka komentuar çështjen më të nxehtë të aktualitetit politik në studion e “News24” në rubrikën “Opinion”. Hyseni tha se maxhoranca i qëndron marrëveshjes dhe do votohet në parlament ndonëse jashtë dëshirës.

“U mbors mali dhe në fund doli kjo marrëveshje jashtë dëshirës sonë por me vetëdije të plotë e kemi pranuar dhe i qëndrojmë asaj marrëveshje. Jemi duke e miratuar. Se di çfarë frike ka opozita, ata duan ndoshta gjithçka por ka ca limite në demokraci.

Ne kemi një marrëveshje politike që e ka filluar procedurën parlamentare. Që të bëhet kod do një shumicë të cilësuar, që nuk e kemi. Ne duhet të gjejmë numrat që ta kthejmë këtë marrëveshje në kod zgjedhor duke i marrë votat nga produkti i opozitës që janë në parlament. Kërkohet vullneti i përkthyer në kartona, gjë që nuk e kanë. Duhet të kuptojmë që parlamenti ka përpara një iniciativë kushtetuese.

Nëse do të dalësh me koalicione dil me një listë të përbashkët para shqiptarëve.

Subjektet zgjedhore dhe në kushtetutë kanë qenë vetëm partitë politike dhe zgjedhësit. Çështja e koalicioneve është shtuar në ndryshimet kushtetuese.

Nëse PD apo opozita e bashkuar, nga frika janë të çoroditur dhe duan të tallen me shqiptarët nuk e bëjmë dot. Nga pikëpamja e shtetbërjes ne jemi institucione që duhet të bëjë procedurën”, deklaroi Hyseni.

Deputeti i PS-së theksoi se “jemi para një iniciative kushtetuese që është në përputhje me çdo parim të Kushtetutës”.

“Ne kemi pasur merakun së pari të kalojmë marrëveshjen politike se jemi subjekt serioz. Nga pikëpamja teknike është material shumë i dobët. I shkruar shumë keq nga ekspertët e kësaj opozite të bashkuar. Ka nevojë për t’u rregulluar që në gramatikë, formatim. Por nëse nuk duan ta prekim, nuk e prekim fare. Por nuk mund të ndalojnë punën e Kuvendit. Deri në fund të mandatit nuk e ndalon dot punë ne sovranit”, tha Hyseni.

Sa i përket deklaratave të Presidentit të Republikës për çështjen e numrave, Hyseni tha se janë 122 deputetë legjitimë.

“Si do të kalojmë ne me 84-85 vota kodin ku janë 82? Aty janë 122 deputetë, të gjithë janë legjitimë, të prodhuar nga listat e subjekteve politike, janë zëvendësuar siç e parashikon Kushtetuta. I pëlqejnë presidentit apo opozitave të tjera është perceptimi i tyre. Është produkt i listave të tyre të votuara nga njerëzit. Ata janë legjitimë dhe do jenë legjitimë deri sa të jenë në atë parlament”, deklaroi ai.

Hyseni komentoi dhe akuzën e PD-së për zhdukjen e termit ‘koalicione’. “Neni është pothuaj i njëjti parashikim që ka neni aktual. Ne nuk kemi thënë që do ta kalojmë këtë nen ndryshe, do e kalojmë siç janë. Ne do t’i kalojmë kështu siç janë. Thelbi i marrëveshjes nuk do të preket fare. Ata i tmerron ndryshimi i kushtetutës, listat e hapura. Kanë frikë se nuk bëjnë dot planet e tyre. Nuk mund të bëjmë dot një ligj që i konvenon PD-së apo LSI-së. Nëse je aleat mund të bësh listën e përbashkët. Këta e kanë kalkulim elektoral po ne e kemi ligj për shqiptarët”, u shpreh ai.

Pyetjes se çfarë ka lëshuar PS, Hyseni iu përgjigj: “Me draftin e ri ndërtohet një strukturë totalisht me komisionerë të tjerë. Nuk ka qene shqetësim për ne KQZ-ja. Kemi lëshuar nga parimet”.

“Unë mendoj që le ti kalojmë të dyja, të ecin paralel sepse ashtu mund të bëhet sigurimi i maxhorancës së votave. nëse administrata konstaston se ka nevojë për përmirësime do jemi aty. Jam i bindur se në shtator-tetor do ketë kërkesa për përmirësime sepse është një arnim i keq. Ne këtë detyrë kemi, bëjmë ligje, përmirësojmë ligje”, deklaroi deputeti i PS.

Sa i përket deklaratës së Kreut të Shtetit për shpërndarjen e parlamentit, Hyseni tha se nuk do donte ta imagjinonte as në ëndërr se e ka kompetencën.

“I kumbon apo ka një zilkë që ka në shpirt që pa u bërë president, që kur doli në fushatë, nuk do doja as ta imagjinonte, as në ëndërr se nuk e ka kompetencë.

Presidenti meqë e ka ëndërr të vijë të negociojë që ndonëse bëjmë ndonjë nen të tillë që Presidenti të paktën ta ëndërrojë të shpërndajë parlamentin”, tha ai.

SHKARKO APP