Alket Rizai në Gjykatë për një tjetër akuzë, ofendon rëndë gjyqtarin grek: Ik q*** ore…
Alket Rizai dhe dy shqiptarë të tjerë kanë dalë sot në orën 09.00 të mëngjesit, me orën greke nga burgu i Domokos për në Gjykatën e Lamias, shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.
Ata akuzohen pasi në qelinë e tyre ne burg janë gjetur disa thika.
Alket Rizai ka kërkuar nga trupi gjykues të shohë foto të thikave të sekuestruara prej policisë, e ndërkohë ka bërë pyetje me ton të ashpër ndaj prokurorit.
Alket Rizai dhe një tjetër shqiptar u dënuan me 26 muaj burg, ndërsa i treti me 3 vjet burg.
Kur u njoh me denimin, Rizai ofendoi rënde kreun e trupit gjykues: “Ik q… ore…”, i tha në fund të seancës.

KOHA JONË SONDAZH

