Alkool dhe ecje mbi normat e lejuara, arrestohen 18 shoferë në Elbasan brenda një muaji
Policia në Elbasan ka arrestuar 18 drejtues mjetesh brenda një muaji, për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi:
Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .
Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje.
Si rezultat, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 18 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:
✔4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔1350 për parakalime të gabuara;
✔320 për parkime të gabuara;
✔1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.