Alma K. tha në gjyq se e regjistrova për hakmarrje, por askush nuk e beson!
Sot Safet Gjici ishte në gjykatë për masën e sigurisë. Gjykata e la në burg.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit dhe gruaja me të cilën u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë u përballën sot në sallën e gjyqit.
Gruaja ka pohuar se ishte ngacmuar seksualisht herën e parë nga Gjici kur ajo kishte shkuar në zyrën e tij, dhe më pas thuhet se ka ndodhur takimi i dytë, ku ka kryer aktin e regjistrimit si dëshmi apo hakmarrje.
Nisur nga publikimi i videos, ku u dogj jo vetëm Gjici, por edhe vetë Alma K, prokurorët nuk besojnë se ajo po tregon të vërtetën.
Ka dyshime të forta se ajo ka pas vetes një grup të strukturuar kriminal që e përdornin për bërë video të tilla në fushën e seksit dhe me pas merrnin para apo përfitime. Por akoma mbeten në fushën e dyshimeve.
Sipas tyre përtej deklaratave të saj, ka një histori shantazhi, që mbetet për t’u zbuluar. Për momentin, telefoni i sekuestruar i Alma K, është i vetmi mjet për të arritur tek e vërteta.
Celulari i saj pritet të nxjerrë emrat e vertetë të kësaj video por edhe për video të tjera, ku dyshohet se ajo mund të jetë përdorur nga grupi që e ka menaxhuar.
Ndërkohë avokatja e Alma Kaçit, vajzës që shfaqet në video me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici ka kërkuar që klientja e saj të hetohej e lirë, por kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Posaçme e cila ka vendosur ta lërë në arrest shtëpie.
Avokatja Natasha Velia tha për mediat, se Kaçi ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë si dhe është personi i vetëm që siguron të ardhura, ndaj kërkoi të hetoi e lirë. Ajo theksoi se klientja e saj nuk ka tentuar të largohet dhe nuk ka bashkëpunëtorë.
“Ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmura ndaj kërkova të ishte pa masë fare. Është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk pranoi, do vijojë hetimi në këtë masë”- shtoi avokatja e saj.
Kurse Safet Gjici tha:”Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.
Sidoqoftë SPAK nuk beson. Ka dyshime të forta, të cilat priten të zbardhet nga celulari i saj, por jo vetëm. Prokurorët janë duke hetuar edhe një pistë politike.