Alma në video-skandalin e Gjicit: Herën e parë më ngacmoi, të dytën shkova me dëshirë

Del dëshmia e Alma. K, vajza në videon me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Ajo tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte. “Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”,-ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K.

Me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. “Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma. K. Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

“Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat një dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj’. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma. K në dëshmi.

Ajo tregon se pasi ka përfunduar aktin me pëlqimin e saj, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin që quhej Granit, dhe ”unë kam biseduar me të për projektin e qenëve. Shkëmbyem e-mailet dhe unë do t’ia nisja në format elektronik projektin”,-përfundon Alma. K. /Report Tv /

SHKARKO APP