Alo Policia? Dy persona po vjedhin një banesë

Telefonata e një qytetari në polici ka bërë që tentativa e dy personave për vjedhjen e një banese në Pogradec të dështojë.

Policia e Pogradecit u vu në lëvizje menjëherë pas telefonatës duke arrestuar në flagrancë njërin prej hajdutëve dhe shpallur në kërkim të dytin.

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të premtes, kur dy persona kishin hyrë për të vjedhur në banesën e 37-vjeçarit A.D. Hajdutët hasën fillimisht në rezistencën e pronarit të shtëpisë, të cilin e goditën me mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Erjon Ibi, ndërsa në kërkim u shpall 40-vjeçari A.H. i cili arriti të largohej para mbërritjes së policisë. Ibi arriti të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat u sekuestruan nga polica.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?