”Alo, policia! Një person qarkullon me armë”
Policia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi”të Elbasanit, një person mund të kishte me vete armë zjarri. Policia e Elbasanit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasi D.S, 22-vjeç, banues në lagjen ”5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të çilen e posedonte pa leje.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u procedua penalisht dhe shtetasi O.Z, 40-vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.
KOHA JONË SONDAZH

