Alpha Bank Albania – Buzëqeshje për fëmijët
Alpha Bank Albania – Buzëqeshje për fëmijët
Në kuadër të nismës “Adopto një çerdhe”, Alpha Bank Albania u angazhua në rehabilitimin e strukturës së brendshme të çerdhes “Zërat e jetës”, në zonën e Kamzës, Tiranë.
Krahas rinovimit të kushteve të dhomave të qëndrimit të fëmijëve, nëpërmjet zëvendësimit të materialeve edukuese ekzistuese, Banka gjithashtu përmirësoi rrjetin e brendshëm hidraulik, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e fëmijëve nëpërmjet eliminimit të lagështirës; dekoroi ambientet e brendshme dhe të jashtme të çerdhes si dhe shpërndau lodra formuese që ndihmojnë në procesin didaktik si dhe zhvillimin e aftësive logjike dhe matematike të fëmijëve.
Ky angazhim i Alpha Bank Albania është në përputhje me politikat e përgjegjshmërisë shoqërore, si dhe shprehje e besimit institucional se fëmijët meritojnë më të mirën e mundshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Banka do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla që synojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës të fëmijëve, pavarësisht moshës apo stadit të edukimit të tyre.
Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet financare kryesore në Greqi, duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, individëve, SME-ve, korporatave, nëpërmjet kartave të kreditit, drejtimit të aktiveve, veprimtarive bankare të investimit, veprimtarive bankare vetjake, veprimtarive të ndërmjetësit, leasing dhe factoring, etj. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mbretërinë e Bashkuar.