Alpinisti shqiptar thyen këmbën në Malin e Tomorrit, pritet ndërhyrja e helikopterit

Një alpiniste ka mbetur i plagosur sot në Malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyer këmbën. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos.

Alpinistja ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur. Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga bashkëudhëtarët e tij në këtë aventurë.

Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit. Të njëjtat burime konfirmojnë se, 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helilopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?