Alti Balla ka nevojë për ndihmën tonë
Familjarët e Alti Ballës kanë nisur një fushatë në Gofundme për të mbledhur fondet e nevojshme për transplantin e dytë të veshkës, një ndërhyrje jetike që pritet të realizohet në Greqi.
Alti po përballet për herë të dytë me një sfidë të rëndë shëndetësore. 13 vite më parë ai iu nënshtrua një transplanti të veshkës, ku dhuruese ishte nëna e tij. Falë këtij transplanti, ai arriti të jetojë për shumë vite një jetë normale pranë familjes dhe njerëzve të dashur.
Pas më shumë se një dekade, veshka e transplantuar është dështuar dhe Alti po kryen dializë të vazhdueshme. Shpresa e tij për një jetë pa dializë qëndron te një transplant i dytë. Motra e tij është ofruar të dhurojë veshkën e saj dhe analizat paraprake kanë treguar një përputhshmëri shumë të mirë, duke rritur mundësitë për suksesin e ndërhyrjes.
Kostot e operacionit, trajtimit mjekësor, ilaçeve, si dhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Greqi janë shumë të larta dhe tejkalojnë mundësitë financiare të familjes.
Linku në Gofundme
KOHA JONË SONDAZH

