Altin Basha shpërthen ndaj Kumbaros: Thyen çdo gjë që prek, Rama e ka artin jashtë vëmendjes

Që arti është në ditët e tij më të këqija, këtë e pranojnë shumë prej artistëve. Kjo lidhet sa me menaxhimin dhe sa me vizionin nga ana e titullarëve të institucioneve.

Altin Basha i ftuar në emisionin “Arkapia” të gazetares Elsa Demo ka shpërthyer ndaj kryeministrit duke pranuar se është zhgënjyer sepse arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij.

Regjisori shperthen dhe ndaj ministres se kultures Mirela Kumbaro.

“Është i pafalshëm dështimi i plotë i kalendarit kulturor në Kosovë. I pafalshëm mungesa e komunikimit me produktin kulturor në Maqedoni. Është e gjitha pluhur mediatik. Nuk ekziston një marrëdhënie kulturore me Kosovën. E gjitha e dështuar, jo produktive.

Mendoj se ekzistojnë resurset, mundësitë, mekanizmat që këto të bëhen efektive. Në këtë kuptim mendoj se gjithçka ka prekur zonja Kumbaro e ka thyer. Prandaj e quaj një elefant në dyqanin e qelqurinave. Mbyllja e festivalit të të rinjve i nxorri jashtë sistemit teatror të rinjtë.

Është e pabesueshme që në momentin kur Shqipëria ka në krye të qeverisë një artist Shqipëria të ketë situatën më të keqe.

Nuk dua të dal në tezat që kryeministri nuk është i informuar për gjërat, nuk i di realetet. Çështja është se arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij dhe ky është një zhgënjim shumë i madh, jo vetëm për rëndësinë që ka arti e kultura por edhe për faktin që kryeministri është artist.

Qendra e artit që zonja Kumbaro e mbylli është ideuar në kohën e Ramës ministër, dhe për fat të keq, Rama ministër me Ramën e sotme kanë shumë ndryshim. Në atë kohë ishte shumë më tepër artist e më pak politikan, sot është më shumë politikan e më pak artist në kuptimin e sjelljes ndaj politikave teatrore”, shprehet Basha.

SHKARKO APP