Reagon Altin Dumani: Epoka e paprekshmërisë po mbaron! Nuk pranoj akuzat se “SPAK po punon me metoda represive”!
Fill pas fjalës së kryeministrit Rama në takimin me grupin e tij parlamentar ka ardhur reagimi i Altin Dumanit. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka thënë se SPAK ka goditur organizata kriminale dhe ka kryer hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë.
Ndërkohë ishte kryeministri Rama që shigjetoi SPAK dhe GJKKO për mënyrën e arrestimeve pa gjyq, siç theksoi ai. Por Altin Dumani u përgjigj në një takim në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë. Kreu i SPAK tha prerë: “SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Kemi goditur edhe organizata kriminale të cilët janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.
Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar. Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë. Lufta kundër korrupsionit ngelet sfidë për institucionin tonë. Jemi në fazën e konsolidimit të institucionit. Besimi po rritet. Lufta kundër korrupsionit kërkon bashkëpunim të ngushtë mes prokurorëve dhe institucioneve të tjera. Duhet të keni besim për hetimet komplekse. Çdo ndikim i jashtëm nuk do cenojë misionin tonë “, tha kreu i SPAK-ut, Altin Dumani në një tryezë të organizuar për drejtësinë.
Në fund shefi i SPAK shtoi “Nuk pranoj akuzat se “SPAK po punon me metoda represive”!
Mesazhi ishte i qartë nga Altin Dumani kur tha se “Çdo ndikim i jashtëm nuk do cenojë misionin tonë”, pra duke nënkuptuar sulmet e Berishës dhe kritikat e Ramës. Duhet theksuar se Altin Dumani mbetet një nga prokurorët me korrekt dhe me profesionistë, edhe kurajoz, në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

