Altin Dumani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Presidenti Begaj para fenomenit të Mikrokredive
Mikrokreditë dhe administrimi prej disa kompanive shpk, kanë sjellë probleme të mëdha shoqerore. Deri tani këto shoqëri janë quajtur nga publiku si firmat piramidale të vitit 1997. Për fatin e keq ka dy të vdekur nga kjo veprimtari, një nga radhët e kreditorëve dhe një nga drejtuesit e këtyre shoqërive.
Sikurse ka mijëra shqiptarë të prekur nga aktiviteti i tyre, që kanë sjellë nxjerrje nga shtëpitë e njërëzve të thjeshtë, siç transmetoi edhe FIKS FARE ku një kredi prej 650 mijë lekë të vjetra u shtua dhe u bë mullar në 14 milion lekë borxh, një absuditet shqiptar, por që ka mbushur thasët me euro për bosët e këtyre shoqerive private. Dhe ka sjellë si aktivitet privat i liçensuar nga Banka e Shqipërisë dhe i pa kontrolluar nga ajo për normat e interesit etj, pra varfëri, probleme sociale deri në vetvrasje publike.
Për këtë aktivitet problematik ka patur hetim dhe masa nga prokuroria e Tiranës e cila ka përcjellë për në SPAK, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.
Ndërkohë ky problem i madh shoqëror ku janë me mijëra familje të kapura nga ky rrjet financiar i mikrokredive, ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj që iu drejtua parlamentit dhe publikut.
Por sot ka ardhur një përgjigje e gjatë dhe krejt justifikuese e Bankës së Shqipërisë, e cila hedh poshtë shqetësimin e Presidentit dhe i quan indirekt shqetësimet jetike të mijëra familjeve shqiptare si jo të drejta, sepse sipas Bankës së Shqipërisë, ata janë treguar korrekt, ligjor dhe se krejt bota financiare si FMN e Banka Botërore i paska lavdëruar!
Në fakt pas kësaj përgjigje aspak të justifikuar, aspak ligjore dhe që nuk kanë mbrojtur interesat e konsumatorëve të mijëra kredimarrësëve, që nuk kanë bërë asgjë si Bankë në uljen e normave të interesit për kreditë që jepen qindra mijë shqiptarëve; por që Banka e Shqipërisë mbron vetëm interesat e bankave të nivelit të dytë dhe shoqerive të mikrokredive, ka nevojë me shumë se kurrë që kërkesa e Gazment Bardhit të miratohet për komision hetimor parlamentar ndaj Bankës së Shqipërisë dhe fenomenit “SUDE E RE”.
Sikurse duhet urgjent Altin Dumani, si kreu i SPAK, të fillojë hetimin penal ndaj Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe krejt rrjetit mafioz te mikrokredive që po masakrojnë shqiptarët me këto veprime ku mund të thuhet se janë kriminale në favor të një grupi personash të liçensuar nga Gent Sejko.
Analistë të ndryshëm thonë se Guvernatori është i blinduar para ligjit sepse në Bankë janë të punësuar familjarë të pushtetit, edhe nga opozita, nga prokurorë e gjyqtarë, etj; ndaj SPAK do jetë para provës së madhe që të vendosë drejtësi si dhe për të rrëzuar opinionet se “Guvernatori është më i blinduar se kryeministri Rama”!