Altin Dumani pret në SPAK zyrtarin e lartë amerikan. SHBA vlerëson punën e tij kundër krimit dhe korrupsionit
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka pritur në zyrë zv/drejtorin Amerikan për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise. Sipas një postimi të Ambasadës Amerikane në Tiranë, është vlerësuar puna nga Altin Dumani në luftën kundër korrupsionit. ”Përpjekjet e z.Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”.
Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së
Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë.
Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.
KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Results
Vota totale: 7105





