Altin Goxhaj: Babai im sigurims? Ja e vërteta

Altin Goxhaj u është përgjigjur me rastin e 74­-vjetorit të të atit, atyre që e akuzojnë si djalë i një ish­-sigurimsi. Kështu një një shkrim të gjatë, ai thotë se i ati jo vetëm që nuk ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por ka qenë edhe kundër sistemit.

“Sot im atë mbushi 74 vjeç dhe unë kam 8 muaj që s’po u kthej përgjigje gjithë plehrave që kanë shpifur për të si një ndër titullarët e Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që si fëmijë jetim dëshmori, ai u shkollua dhe punoi një jetë në radio-ndërlidhje dhe pas “vetë”vrasjes së Mehmet Shehut dhe rënies së një kaste në Sigurimin e Shtetit, u emërua në vitin 1981 si shef Kartoteke në Ministrinë e Brendshme dhe në 20 shkurt 1991 ishte i vetmi (bashkë me një punonjës tjetër) që iu kundërvu gjithë ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit që kërkonin gjak me rrëzimin e bustit të diktatorit dhe ishte i pari punonjës i ministrisë së Brendshme që u pushua nga puna nga Gramoz Ruçi”, shkruan ai.

Duke përfunduar se “sapo PD fitoi zgjedhjet në 1992-in, babai im menjëherë u tërhoq nga çdo angazhim publik, megjithëse PD dhe presidenti Sali Berisha i ofruan menjëherë poste të rëndësishme në ministrinë e Brendshme apo SHIK dhe im atë i refuzoi me respekt duke ua shprehur qartë: që nuk i takon askujt që i ka shërbyer me ndershmëri apo ligësi regjimit komunist, që të ketë një angazhim publik në këto organe dhe që atë ditë e deri më sot është marrë vetëm me biznes dhe me asnjë angazhim publik dhe gëzon pensionin i qetë”.

 

 

 

SHKARKO APP