Altin Ndoci duhej të ishte në gjyqin e “Plumbit të artë”, avokati i tij: Mund të jetë në shtëpi…
I arratisuri nga burgu i Durrësit duhej të merrte pjesë në gjyqin e “Plumbit të artë”, të zhvilluar ditën e sotme.
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Ndocit. Shkresa e drejtorisë së Burgjeve u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë”.
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.
Ndërkohë ka folur avokati i Ndocit dhe ka thënë se klienti i tij mund të jetë në shtëpi.
“Sqarim njëherë për çfarë thotë prokurori, sa herë nuk është paraqitur klienti im ka lëshuar deklaratë që ta përfaqësoja unë. Çështja më e rëndësishme është se duhet ndjekur procedura që t’i drejtoheni policisë dhe duhet vërtetohet me shkresë që ai po i shmanget drejtësisë. Qëndrimi i prokurorit Dibra ka të bëjë me pjesën fundore, por për të zhvilluar një proces të rregullt, pra njoftimi përmes policisë, marrja e informacionit se të pandehurit nuk i përgjigjen gjykatës dhe në këto kushte duhet vijuar më pas me procesin normal”, ka deklaruar avokati i Ndocit.
KOHA JONË SONDAZH
Si ishte viti 2025 për ju?
Results
Vota totale: 26212

