ALUIZNI dhe Hipoteka bëhen një

Kryeministri Rama në një takim me banorët e Libofshës tha se së shpejti do të krijohet Agjensia Kombëtare e Trajtimit të Pronave, duke shkrirë ALUIZNI-n dhe Hipotekën në një.

Ai gjithashtu u shpreh do të ketë një avokat brenda institucionit për të mos humbur kohë apo për të mos shkuar në Gykatë për të gjetur gjuhën e përbashkët me institucionin dhe të gjitha proceset do të kryhen brenda një afati 60 ditor.

“Mbyllim procesin e legalizimeve, por siç do të flasë më në detaje edhe ministrja e Drejtësisë, këtu në këtë zonë do mbyllim procesin e legalizimit. Njerëzit e dinë se çfarë kanë hequr shko tek Hipoteka shko tek Aluizni, një tmerr pa fund, që ne e kemi trajtuar dhe lehtësira, por nuk e kemi zhbërë, por kjo do të marrë fund me këtë reformë përmes Agjencisë Kombëtare të trajtimit të Pronës, Ky është një mekanizmin, por brenda saj do të ketë një mekanizëm, saktësisht një avokat”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë shkas nga situata tek “Unaza e Re” ai gjithashtu tha se nuk do të ketë asnjë legalizim për pronat në hapësirat publike pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?