ALUIZNI zbret në terren për evidentimin e ndërtimeve pa leje
Përmes një vendim të marrë në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave urdhëron ALUIZNI-n që të nisë procesin e evidentimit në terren të ndërtimeve pa leje. Sipas kësaj VKM-je, Agjencia do të bëjë dhe hartimin e dokumentacionit mbi bazën e gjendjes faktike dhe shqyrtimin e miratimin e procedurave të legalizimit. “Si rregull, evidentimi në terren dhe hartimi i dokumentacionit të gjendjes faktike të objekteve dhe shtesave pa leje, në vijim të quajtura “ndërtime informale”, kryhet nga drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t sipas njësisë strukturore “bllok kadastral””- sqaron qeveria.
Në procedurat e evidentimit dhe hartimit të dokumentacionit të gjendjes faktike të ndërtimeve informale përfshihen:
- a) përditësimi i të dhënave të gjendjes ndërtimore;
- b) plotësimi i procesverbalit të konstatimit, sipas modelit të miratuar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t;
- c) krijimi i hartës së përditësuar në formatin elektronik dhe “hard copy” dhe hartimi i dokumentacionit teknik (genplan, planimetri).”.
Sipas VKM-së, kur nga evidentimi në terren, ALUIZNI nuk mund të përcaktojë funksionin e ndërtimit informal, sepse ai është i papërfunduar në vëllim, atëherë poseduesi i ndërtimit duhet të deklarojë destinacionin e përdorimit të tij, nëpërmjet një akti noterial. Në rast të kundërt, funksioni prezumohet se është “social-ekonomik”.
Po ashtu ALUIZNI nuk është përgjegjës, në asnjë rast, për ndryshimet e gjendjes ndërtimore apo të funksionit të ndërtimit informal, të realizuara pas evidentimit në terren (plotësimit të procesverbalit të konstatimit).”.
Ndërsa, kur nuk është plotësuar deklarata për përfshirje subjekti posedues i ndërtimit informal mund të paraqesë kërkesë pranë ALUIZNI-t. Në këtë rast, drejtoritë e ALUIZNI-t kryejnë paraprakisht verifikimet dhe nëse rezulton se ndërtimi është i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar, poseduesit i jepet mundësia për të plotësuar deklaratën për përfshirje.
KOHA JONË SONDAZH

