Alvin fjalë prekëse për babain: Mburoja më e fortë, tek krahët tua
Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili vetëm pak javë më parë u nxorr nga kampi i Al Hol-it i ka dedikuar fjalët më të bukura babait të tij, Afrimit. Tashmë që të dy menaxhojnë një rrjet social, Alvini ka nisur që të publikojë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij tanimë që u kthye pranë gjirit të familjes. Së fundmi ai i ka dedikuar një mesazh edhe të atit, i cili pasi Alvini u mor dhe u dërgua nga nëna e tij 5 vite më parë në Siri, nuk reshti kurrë së kërkuari atë. ”Si mburojën ma t’fort gjithmon pa dyshim i kisha zgjedh krahët e tu babi”,-thuhet në mesazhin që ka shpërndarë 11-vjeçari.