Alvini kthehet në shtëpi, gjithë lagjia e pret (FOTO)

Mbrëmjen e së premtes, Alvin Berisha mbërriti shëndoshë e mirë në Itali, pasi u shpëtua nga kampi al-Hol në Siri si rezultat i bashkëpunimit të një sërë institucionesh shtetërore dhe jo-fitimprurëse. La Stampa zbardhi deklaratën e parë të 11-vjeçarit, ndërsa Casate online publikoi imazhet e mbërritjes së Alvinit në shtëpi, në Barzago, Lecco. Në ballkonin e shtëpisë së tij varej një çarçaf që shkruan “Mirë se erdhe kampion,” dhe nën pallat e pritën familjarë të shumtë dhe fqinjë. ”Çfarë do të bëjmë tani? Do të festojmë me gjithë vendin për mbërritjen e kampionit”,-tha babai i Alvinit, Afrimi, ende i lodhur nga udhëtimi nga Roma, ku zbriti avioni i 11-vjeçarit.

SHKARKO APP