Ambasada Amerikane jep udhëzimin e rëndësishëm për marrjen e vizave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Ditën e Verës por ka përcjellë edhe një porosi për ata që shkojnë në ambasadë për t’u intervistuar për vizën. Ambasada këshillon që çantat e mëdha qytetarët e interesuar t’i lënë në shtëpi dhe të mos kenë asgjë në xhepa.

Por për të gjitha pyetjet mund të shkruani në faqen e ambasadës.

Postimi i plotë:
“Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë.” #PyetAnën

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?